Spitali më i madh në vend, ish-Spitali Ushtrak dhe sot Spitali
Universitar i Traumës, ku pacientë paraqiten shpesh në shansin e fundit
të jetës është lënë në mëshirë të fatit.

Aparaturat qe ndihmojne per nje diagnoze te shpejte, skaneri qe perdoret per te pare demtimet e trupit nuk funksionon me, duke bere qe mjeket te bazohen ne nje grafi te thjeshte.

Ne rastin me te mire u kerkohet te afermeve qe shoqerojne pacientin te marrin rruget drejt klinikave private. Ndërkohë, në rastet kur pacienti është i pamundur të transportohet mjekët duhet të hamendesojnë falë përvojës  dhe aftësisë së tyre mjeksore per te gjetur demtimin.

“Ky spital në 23 vjet që po mbulon traumën e gjithë Republikës duhet të kishte imazherinë dhe diagnostikën më të avancuar të të gjithë vendit, por në fakt nuk e ka. Ne akoma kemi vështirësi të jashtëzakonshme për të bërë diagnostikën më të plotë të pacientit duke përfshirë këtu skanerin, i cili shumicën e kohës nuk është në punë. E ka kaluar afatin e përdorimit të tij, e ka tejkaluar normën. Bën defekte cdo muaj dhe ai duhet të zëvendësohet. Ne duhet të kemi një skaner të instaluar në urgjencën e traumës në mënyrë që pacientit t’i bëhet kontrolli i plotë dhe laboratorë eficentë në ndihmë të ekipeve kirurgjikale të cilat cdo ditë përballen me raste shumë të rënda, ku rreziku për jetën është i lartë”, thotë  Lindita Shosha, shefe traumes.
 
Mjekët ngrene zerin qe t’u vihet ne ndihme me pajisjet e nevojshme per nje spital qe perballon fluksin me te madh te pacienteve dhe raste te veshtira. Ne laboratorin e ketij spitali mund te kryhen vetem disa analiza te thjeshta gjaku, ndaj ata bejne apel qe te ndihmohen me pajisje me te sofistikuara.

Ish-Spitali Ushtarak deri para pak muajsh ishte ne varesi te dy ministrive, asaj te Mbrojtjes dhe te Shendetesise. Por kjo varesi e dyfishte duket se nuk e ka favorizuar kete spital, duke e lene pa investime ne aparatura, kur ekipi i mjekeve ne te perballon çdo dite fluks te madh pacientesh.

Top Channel