Një zyrtar i lartë spanjoll u shpreh se “Madridi ka arsye të forta për mosbesimin ndaj Britanisë së Madhe”, teksa komentoi përballjen e fundit midis dy vendeve europiane mbi Gjibraltarin.
Ignacio Ibanez, drejtori i përgjithshëm i punëve të jashtme deklaroi se “përballja nuk do të përfundojë deri kur shkëmbi artificial i ngritur nga Gjibraltari në det të largohet”.
Spanja ka forcuar kontrollet doganore dhe vendosur një taksë për kalimin në territorin e saj nga shtetasit e territorit britanik të Gjibraltarit, duke bërë që Londra të kërcënojë me ndërmarrjen e masave ligjore.
Më parë, kryeministri britanike, David Cameron e konsideroi këtë taksë si “armiqësore”, që synon të rrisë izolimin e 30 mijë banorëve britanikë të Gjibraltarit.
“Një politikë të tillë e kemi parë edhe gjatë regjimit të Francos në vitet 1960, por besoj se asnjëri prej nesh nuk mendonte që një politikë e tillë mund të rikthehej përsëri”, deklaroi Cameron.
Megjithatë, kryeministri nuk komentoi vendimin që provokoi tensionet, atë të qeverisë lokale të Gjibraltarit, për të ndërtuar një shkëmb artificial në ujrat e saj.
Duke hethur 70 tonë beton në një zonë të caktuar të detit, me qëllim krijimin e një shkëmbi për qëllime mbrojtëse, Gjibraltari është akuzuar nga peshkatët spanjollë që peshkojnë në zonë se ka dëmtuar të gjithë ekosistemin dhe ekonominë e tyre.
Gjibraltari ose “Shkembi”, siç njihet ndryshe eshte qe prej 300 vitesh, është pjese e Britanise ne baze te marreveshjes se Utrehtit sipas te cilit Spanja ja njihte Anglise ate territor pas humbjes ushtarake ndaj britanikeve.
Ajo zone, e cila banohet kryesisht nga shtetas me origjine britanike eshte nje nga pikat me stragjike per transportin detar ne hyrje te Mesdheut.
Top Channel