Ndërsa sezoni i Formulës 1 është në mesin e tij, pas dhjetë garave të para, revista e specializuar “Autosport” bëri një krahasim me atë që kanë arritur pilotët dhe skuadrat në krahasim me një vit më parë.
Një renditje e thjeshte duke krahasuar pikët që ishin grumbulluar deri në këtë fazë të kampionatit, ajo sheh fitues Vettel dhe Massa për pilotë, e mbi të gjitha Mercedesin për skuadra.
Ferrari, si skuadra e vetme pretenduese e titullit që ka bërë përparimin më të dobët dhe Alonso janë humbësit e mëdhenj, ashtu si McLaren Mercedes, në një prej sezoneve më zhgënjyes të historisë.
Kjo është renditja krahasuar me dhjetë garat e para të sezonit të shkuar
Pilotë Konstrukture
1. Vettel +62 pikë 1. Mercedes +103
2. Massa +38 2. Red Bull +47
3. Raikkonen +36 3. Lotus +33
4. Hamilton +32 4. Toro Rosso +18
5. Di Resta +9 5. Ferrari +17
5. Vergne +9 6. Force India +13
……………………………. 7. Williams -46
18. Webber -15 8. Sauber -73
19. Alonso -21 9. McLaren -103
20. Maldonado -28 10. Caterham pa vlerësim
22. Button -29 10. Marussia pa vlerësim
22. Perez -29
Top Channel