Champions femra, shpartallohet Ada Velipojë
13/08/2013 19:50
Futbolli i femrave në Shqipëri është ende larg niveleve europiane, ndërsa kampionia e vendit, Ada e Velipojës, mbylli sot aventurën e saj në Champions League duke u shpartalluar 13-0 nga sllovenet e Pomurjes.
Në bazë të formatit të Champions League femëror, raundi kualifikues zhvillohet në grupe me sistem grumbullimi.
Përpara rivaleve sllovene, Ada ishte mundur edhe 7-0 me polaket e Unia Raciborzit dhe 3-1 nga Babruichanka bjelloruse.
Me 1 gol të shënuar dhe 23 të pësuar, Ada mbylli e fundit dhe pa pikë fazën e grupeve, ashtu siç kishte ndodhur edhe një vit më parë.
Top Channel