Zhbllokohet ngërçi i tregut farmaceutik në vend. Nje udhezim i firmosur
te henen nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo Financave shtyn edhe për
katër muaj të tjerë vënien në zbatim të vendimit për blerjen e pullës së
medikamenteve në një kompani koncesionare në Shqipëri e më pas dërgimin
e saj tek kompanitë ndërkombetare që prodhojne ilaçe per vendosjen e
saj qe ne ambalazh.

Nje gje e tille ishte refuzuar nga kompanite prodhuese. Por nga ana tjeter dogana e Tiranes kishte bllokuar kamione me medikamnete e vaksina te mberritura nga jashte cilat kane pritur ne diell me dite te tera, pasi Ministria e Financave kishte kerkuar qe vendimi per pullen te niste te zbatohej qe ne 6 gusht.

Nje gje e tille revoltoi distributoret e medikamenteve te cileve do t’u shkonin dem sasi te medha me medikamnete qe nuk po lejoheshin te futeshin ne vend dhe sipas tyre nuk do te porosisin sasi te tjera. Nderkohe qe neper farmaci te vendit dhe spitale nisen problemet ne mungesa te medikamente.

Ka qene Kryeministri i vendit Sali i Berisha i cili i ka komunikuar zëvendësministrit të Shendetesise  qe te behej nje udhezim per te shtyre  vendimin per pullen fiskale te medikamenteve.Te henen ne mesdite eshte firmosur nga dy ministrite perkatese udhezimi i shtyrjes i cili ka mberritur ne doganen e Tiranes, çka i lejon kesaj te fundit nisjen e punes per zhdoganimin e medikamenteve dhe furnizmin e tregut.

Top Channel