Me Rusinë që së fundmi ka miratuar disa ligje të konsideruara si diskriminuese ndaj komunitetit gay, zyrtarët e vendit reaguan duke qetësuar frikën për diskriminim gjatë Lojrave të ardhshme Dimërore, që do të mbahen në Sochi, vitin e ardhshëm.
Ministri i brendshëm, në një deklaratë për shtyp i konsideroi “shqetësimet për diskriminimin e atletëve homoseksualë si tërësisht të pabazuara”.
Së fundmi, Rusia ka miratuar një ligj që ndalon propagandën në favor të pjestarëve të komunitetit LBGT në çfarëdo forme publike, ndërsa paradat homoseksuale janë ndaluar me ligj për 100 vitet e ardhshme.
Përballë këtyre ndryshimeve ligjore, shefi i Komitetit Olimpik, Jacques Rogge, i kërkoi Rusisë që të japë shpjegime se si mund të ndikohen nga kjo Lojrat Olimpike Dimërore të 2014-s.
“Rusia garanton të gjithë pjesëmarrësit me një orientim seksual jotradicional të Lojrave Olimpike se përsa kohë nuk do të angazhohen në aktivitete propaganduese apo provokime të ndryshme, se do të gjejnë një klimë mikpritëse dhe tërësisht të gjetë në Sochi 2014”, shkruhej në deklaratën e ministrisë.
Top Channel