Montolivo: Milani beson tek titulli

12/08/2013 17:00

Në prag të sezonit, kapiteni i Milanit, Riccardo Montolivo, beson se skuadra e tij është në gjendje që të luftojë për titull me rivalët brenda vendit dhe të konkurrojë denjësisht përkrah të mëdhenjve në Champions.

Këto deklarata dhe të tjera, Montolivo bëri në një intervistë për të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”.

Champions – “PSV është një skuadër që ka ndryshuar dukshëm nga një vit më parë, por me një traditë të rëndësishme. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe është shumë e rëndësishme që të gjendemi të përgatitur. Në fillim të sezonit, ndonjëherë ka më shumë rëndësi gjendja fizike se sa aspekti teknik”.

Titulli në Serinë A – “Siç ka thënë edhe Allegri, objektivi ynë është të renditemi midis tre të parëve. Kjo do të thotë që nuk do të na mjaftojë detyrimisht vendi i tretë, por njëra nga i pari, i dyti dhe i treti. Favoritët? Juventusi vazhdon të jetë favoritë i qartë, ndjekur nga një grup skuadrash pak a shumë në të njëjtin nivel, si ne, Napoli, Interi apo Roma”.

Rritja e skuadrës – “Mendoj se në këtë sezon do të jemi një skuadër më e fortë. Në sytë e mi, jemi një grup më i bashkuar dhe kemi më shumë cilësi”.

Balotelli – “Në rolin tim si kapiten, nuk kam pasur asnjëherë ndonjë vështirësi me të. Kur ka gabuar, ja kam bërë të ditur si unë, ashtu edhe klubi. Megjithatë, ai është ende i ri dhe pavarësisht moshës, di të përballojë shumë mirë presionin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA