Miqësorja me Armeninë

12/08/2013 16:00

Në prag të ndeshjes me Armeninë, trajneri De Biazi ka treguar se kjo miqësore që do të luhet më datë 14 gusht, pak vlerë ka për vazhdimësinë e eliminatoreve të Botërorit.

Në listën e të grumbulluarëve bien në sy pak emra të rinj dhe disa të rikthyer, por pjesa e emrave kryesore me sa duket do të qëndrojnë në stol për t’iu përgjigjur eksperimenteve që De Biasi kërkon të bëjë, por që për një afat më të largët se sa shtatori kur janë ndeshjet e rëndësishme për kuqezinjtë.

Në mbërritjen e radhës në Shqipëri, De Biasi duket se ka si synim diskutimin për rinovimin e kontratës më shumë se sa miqësoren që duket një ndeshje thjesht për t’u zhvilluar.

“Kemi pak kohë të mendojnë për sfidën dhe kontratën më pas. Unë nuk humb shumë nëse diskutojmë para apo pas Islandës. Jam i gatshëm të vazhdojmë projektin që kemi nisur një vit e gjysëm më parë. Besoj se do të vazhdojmë për t’u përmirësuar më shumë, edhe sepse mendoj që nuk kemi arritur ende tek ajo pikë ku ëshët e vështirë rritja dhe duhet gjetur diçka tjetër”, komentoi trajneri italian.

Mes diskutimeve të emrave të vecantë për këtë grumbullim, nuk ka asgjë të re.

Shqipëria, përballë Islandës, Zvicrës dhe Qipros do të jetë e njëjta dhe pak gjëra, për të mos thënë asgjë do të dalin nga kjo miqësore me Armeninë.

Gjithsesi, lajmi i pakët i këtij grumbullimi është dëmtimi i Ujkanit që nuk do të jetë në dispozicion, ndërsa 22 të tjerët e kësaj liste do të jenë të gatshëm për eksperimentin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA