Ministri i Sporteve, Visar Zhiti ka takuar skuadrën e Kukësit dhe drejtuesit e saj dhe i ka falenderuar për këtë emocion që po i sjell jo vetëm tifozëve kuksianë, por të gjithë Shqipërisë.
Ministri Zhiti ka deklaruar se “skuadra e Kukësit, përveç se ka regjistruar një rekord të ri në futbollin tonë, ajo e ka futur Shqipërinë në Europën e shumëdëshiruar nga të gjithë”.
Skuadra verilindore theu rekordin e Flamurtarit të viteve 80, duke u bërë skuadra e vetme shqiptare që kalon 3 ture në kupat e europës.
Kukësi kaloi në turin “play-off” pasi eleminoi skuadrën ukrainase të Metalurg Donetsk. Në këtë fazë të Europa League, skuadra e drejtuar nga Armando Cungu do të përballet me turqit e Trabzonsporit.
Ndeshja e parë do të luhet në Tiranë me 22 gusht, ndërsa ajo e kthimit pas një javë në Turqi.
Në rast kualifikimi, skuadra e Kukësit do të bëjë suprizën më të madhe, duke u futur në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.
Top Channel