“StreetBall Saranda”

11/08/2013 18:05

Për të dytin sezon pushimesh radhazi, qyteti i Sarandës është bërë qendra e basketbollit shqiptar.

Shumë skuadra nga Shqipëria dhe Kosova do të marrin pjesë në aktivitetin e quajtur “StreetBall Saranda”, një event sportiv i organizuar nga vellezërit Iljazi, me mbështetjen e Bashkisë Sarandë dhe Shoqatës “Basket Saranda”.

Organizatorët shprehen se synimi i këtij aktiviteti është masivizimi i basketbollit, patja e një aktiviteti sportiv gjatë sezonit të verës, si dhe ndërtimi i një tradite të këtij sporti çdo vit.

Risia e këtij viti është pjesëmarrja e kampionëve të Kosovës, Dardania StreetBall Kosova.

Streetball është një version i basketbollit, i cili luhet zakonisht në fushat e hapura. Loja luhet me një kosh dhe skuadrat përbëhen nga 4 lojtarë.

Pjesëmarrës në këtë event do të jenë 20 ekipe, të ndara në kategorinë U18, dhe po aq në kategorinë Elitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA