Rikthehen spartakiadat

11/08/2013 18:00

Pas 23 vjetësh mungesë, spartakiadat e dikurshme rikthehen në komunën e Dropullit të Sipërm.

Për tetë ditë me radhë, 500 të rinj e të reja nga 17 fshatra të kësaj Komune, do të ndeshen në 3 sporte: futboll, basketboll dhe volejboll, për të nxjerrë më pas dhe skuadrën fituese në çdo disiplinë.

Nga organizimet sportive të viteve të shkuara, nga minoriteti, kanë dalë sportistë, që kanë lënë gjurmë në sportin shqiptar, e veçanërisht në futboll, si Eksarko, Xhumba, Millo, Shoni, Ksera dhe shumë të tjerë.

Top Channel