Bolt rifiton kurorën në Moskë, 9’77”
11/08/2013 20:50
Pas dështimit në Botërorin e 2011, Usain Bolt rimerr medaljen e artë në Botërorin e Atletikës, në garën e 100 metrave për meshkuj.
Edhe pse bëri një start jo të mirë, ndoshta edhe për shkak të shiut, atleti xhamajkan arriti të prekë i pari vijën e finish-it, duke e mbyllur garën me kohën 9 sekonda e 77 të qindtat.
Kjo është koha më e mirë e sezonit për Usain Bolt, i cili arrin të fitojë njëkohësisht Botërorin e 6 përsa i përket garës së 100 metrave.
Pas tij, në vendin e dytë u rendit amerikani Xhastin Gatlin, ndërsa në vendin e tretë xhamajkani tjetër Nesta Karter.
Top Channel