Luciano Spalletti dhe fjalori i tij unik, 10 frazat më të spikatura gjatë prezantimit
Sezoni i ri i Bundesligës nisi mbërmjen e djeshme në “Allianz Arena”, ku Bajerni i Mynihut e nisi ashtu siç e mbylli sezonin e kaluar, me fitore.
Në ndeshjen e parë të Pep Guardiolës në Bundesligë, skuadra bavareze kaloi me sukses 3-1 Borusia Mynshengladbah, që ishte dhe ekipi i fundit që e kishte frenuar në shtëpi Bajernin.
Ndeshja nisi me një Bajern agresiv që gjeti golin e parë me Roben, i cili është gjithashtu edhe lojtari që shënoi golin e fundit të sezonit të kaluar.
Katër minuta më vonë Bajerni vuri në shinat e duhura takimin, kur shënoi dhe golin e dytë me anë të kroatit Mandzukic. Por Dante duket se harroi që kishte më shumë se një vit që kishte ndërruar fanelë, duke e dërguar topin në rrjetën e tij në minutën e 40-të.
Nga pushimi i pjesës së parë Bajerni doli i vendosur për ta mbyllur ndeshjen. Në minutën e 72-të ishte Myler që humbi një 11-metërsh, por nga rrëmuja u përfitua edhe 11-metërshi i dytë. Këtë herë Alaba nuk fali dhe Bajerni i çoi shifrat në 3-1, aq sa u mbyll ky takim.
Top Channel