Me të njëjtin ritëm, ndoshta edhe disi më ashpër ka filluar kampionati gjerman edhe për Borusian e Dortmundit.
Skuadra e drejtuar nga Klop ka shkatërruar 4-0 Augsburgun. Ish-lojtari i Milanit Aubamejang debutoi me 3 gola në ndeshjen e parë të Bundesligës me Borusian.
Një tronditje kjo për të gjithë ata që menduan se Borusia ishte dobësuar në këtë sezon, ndërkohë që drejtuesit e Milanit qajnë një nga lojtarët e tyre të rinj që e shitën për 1 milion euro dhe tashmë po shkëlqen në Gjermani.
Golin e katërt të kësaj ndeshjeje e vulos Levandovski pasi shndërron në gol një penallti. Në ndeshjet e tjera të kësaj jave bie në sy fitorja 6-1 e Hertës së Berlinit përball Eintrahtit të Franbkfurtit. E fillon mirë kampionatin edhe Leverkuseni që mund 3-1 Frajburgun.
Gjithcka duket spektakolare në këtë fillim kampionati të Bundesligës ku nuk mungojnë as emocionet dhe as golat e shumtë që në javën e parë.
Top Channel