Rivalët e mundshëm të Kukësit dhe Skëndërbeut

09/08/2013 08:30

Një ditë pas kualifikimit historik të Kukësit në raundin e katërt të Europa League, së bashku me Skëndërbeun, dy skuadrat shqiptare presin të mësojnë se cila do të jetë pengesa e tyre e fundit përpara kualifikimit në grupe.

Për këtë raund të “play-off”, UEFA ka ndarë 62 skuadrat që pretendojnë një biletë për të avancuar më tej në Europa League në gjashtë grupe, ku skuadrat tona figurojnë secila në vazon e dytë.

Me shortin që do të mbahet në Zvicër, duke nisur nga ora 13:00, Kukësi rrezikon të “peshkojë” Fiorentinën, ndërsa Skëndërbeu, i cili pas eliminimit nga raundi i trete ne Champions League kaloi ne play-off e Europa League mund të përballet me një përfaqësuese të Bundesligës, si Stuttgarti.

Këta janë rivalët me të cilët mund të ndeshen skuadrat shqiptare.

Skëndërbeu, i ndodhur në grupin e katërt të shorteut, do të luajë me njërën nga: Stuttgart (Gjermani), Betis (Spanjë), Spartak Moskë (Rusi), PAOK (Greqi), Chernomorets Odesa (Ukrainë)

Kukësi, i ndodhur në grupin e pestë të shorteut, do të luajë me njërën nga: Fiorentina (Itali), St-Etien (Francë), Rubin Kazan (Rusi), Trabzonspor (Turqi), Sherif Tiraspol (Moldavi)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA