Është mbajtur në Nion të Zvicrës shorti i “play-off” i Champions League, ku spikasin supersfidat PSV Eindhoven-Milan dhe Fenerbahçe-Arsenal.
Me 22 skuadra të kualifikuara për në fazën e grupeve, 20 ekipet e mbetura do të diskutojnë dhjetë biletat në lojë, ndërsa dhjetë skuadrat e eliminuara, vazhdojnë aventurën e tyre europiane në fazën e grupeve të Europa League.
Si çdo vit, përsëri shorti u realizua në dy faza, për ekipet kampione dhe jokampione në kampionatet e tyre, me secilin grup që do të kualifikojë nga pesë përfaqësuese.
Shorti i Champions League, grupi i skuadrave jokampione
Lyon (Francë)-Real Sociedad (Spanjë)
Schalke 04 (Gjermani)-Metalist Kharkiv (Ukrainë)
Pacos Ferreira (Portugali)-Zenit (Rusi)
PSV Eindhoven (Holandë)-Milan (Itali)
Arsenal (Angli)-Fenerbahçe (Turqi)
Shorti i Champions League, grupi i skuadrave kampione
Dinamo Zagreb (Kroaci)-Austrain Wien (Austri)
Ludogorets Razgrad (Bullgari)-Bazel (Zvicër)
Victoria Plzen (Çeki)-Maribor (Slloveni)
Shakhtar Karaganda (Kazakistan)-Celtic (Skoci)
Steaua Bucurest (Rumani)-Legia Warszawa (Poloni)
Top Channel