Ligjet e Rusisë anti-gay “nuk janë një problem i rëndësishëm”, sipas një zyrtari të lartë të Lojrave Olimpike Dimërore.
Lamine Diack, president i Asociacionit Ndërkombëtar të Federatave të Atletikës (IAAF), ka bërë thirrje për respektimin e ligjit rus përpara kampionatit botëror të sporteve të IAAF-së, që do të fillojë në Moskë ditën e shtunë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi muajin e kaluar një ligj, që përjashton diskutimin publik të të drejtave të homoseksualëve dhe marrëdhënieve të tyre, kudo ku fëmijët mund të kenë veshë për të dëgjuar. Ky veprim është dënuar nga grupet ruse dhe ato ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si një diskriminim tepër i lartë.
“Nuk mendoj se është një problem i rëndësishëm”, tha për reporterët Diack, një anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). “Rusia ka ligjet e saj. Çdo atlet mund të ketë jetën e tij private, kështu që nuk do të informojmë publikun për këtë gjë. Ky ligj duhet të respektohet. Jemi këtu për kampionatin botëror dhe nuk kemi ndonjë problem të rëndësishëm, ndaj dhe nuk jam i shqetësuar përgjithësisht”.
Ligji i ri ka nxitur thirrje që Lojrat Dimërore 2014, të përcaktuara për t’u zhvilluar në qytetin e Sochi-t, të mbahen diku tjetër jashtë Rusisë.
Një peticion me 320 mijë firma, që proteston ndaj pozicionit të këtij vendi ndaj të drejtave të homoseksualëve, përpara këtyre lojrave, u prezantua përpara liderëve të Olimpiadës në Zvicër, gjatë së mërkurës.
Duke iu përgjigjur peticionit, presidenti i IOC, Jacques Rogge, riafirmoi angazhimin e lëvizjes Olimpike për lirinë e shprehjes.
“Statuti i Olimpiadës është i qartë. Një sport është e drejtë njerëzore dhe duhet të jetë i disponueshëm e i hapur ndaj të gjithëve, pavarësisht racës, gjinisë apo orientimit seksual”, tha Rogge në një deklaratë. “Për sa kohë që liria e shprehjes është shqetësuese, sigurisht, kjo gjë është e rëndësishme”.
Sipas deklaratës së IOC-së, qeveria ruse ka konfirmuar se ligji i ri nuk do të aplikohet ndaj atletëve dhe turistëve gjatë këtij kompeticioni.
Top Channel