Teknika e veçantë e peshkimit

05/08/2013 00:00

Italiani i famshëm Marco Bardi, kampion botëror i garave të peshkimit në Apnea ka manifestuar në Sarandë artin e kapjes së peshkut me teknikën e zhytjes së lirë.

Dhjetëra pushues janë bërë pjesë e këtij sporti dhe janë zhytur bashkë me kampinonin botëror Bardi në Gjirin e Bukonvilës. Kampioni botëror ka demonstruar 4 fazat e kësaj teknike peshkimi, strategjite dhe rregullat me te rendesishme në këtë gjueti sportive.

“Sa herë që nisem nëpër  zona të  reja   ndjej ankthin se   mos  ndoshta nuk  gjej  njerëz  që ta kenë aftësinë për këtë lloj sporti. Por  sinqerisht  jam  kënaqur se pjesëmarrësit ishin  të përgatitur.Ishte pra një bashkëpunim shumë  i mirë sot në det”, thotë Marco Bardi.

Armand  Avllaxhiu, amator i këtij sporti thotë se për të ishte kënaqësi pjesëmarrja në këtë demonstrim pasi është e rrallë të marrësh eksperiencë nga një kampion si Bardi.

Kreu i Bashkisë, Stefan Cipam, pjesëmarrës në ceremoni ka falënderuar Bardin që solli në Sarandë përvojën e peshkimit Apnea duke i dhënë emocion të vecantë mjedisit turistik.

Marco Bardi është ndër më të famshmit e peshkimit në Apnea, ose me mushkëri, pra pa pajisje shtesë. Ai ka një kapacitet polmonar 6.5 litra. Brenda nje dite ka kapur 34 peshq të peshës së përcaktuar në kampionatin  e vitit 1994 që u mbajt në Portisco, një rekord i të gjitha kohërave për këtë disiplinë.
 

Top Channel