Një ditë pas deklaratës së kryetarit të Bashkise Lulzim Basha se do të
prishen të gjitha ndërtimet pa leje që lulëzuan këtë periudhe ne
kryeqytet, askush nuk e ka ndërprerë punen.

Ne qender te kryeqytetit, ne zonen e ish-Bllokut përballë selisë së LSI-së, ndërtohet ne mes te dites pa e ndalur punen as ne pikun e temperaturave te larta.

Po keshtu ne objekte te tjera ne kryeqytet vazhdojnë te behen shtesa katesh, madje edhe duke u bere presion banoreve qe ankohen me shqetesimin se do t’u shembet pallati apo për zhurmat qe u shkaktohen gjate punimeve.

Vetem para pak ditesh banoret e disa pallateve ne bulevardin “Zogu i Pare” u perfshine ne konflikt per shkak te zenies se hapesires publike, por nderkohe vazhdojne germimet gjate nates dhe banoret ankohen se nuk gjejne mbeshtetjen as te Inspektoriatit te Ndertimit dhe as te Policise Bashkiake.

“Shteti nuk funksionon sepse kemi njoftuar institucionet përgjegjëse dhe askush nuk ka ardhur këtu”, thotë një banor.

Një tjetër banore shpreh shqetësimin për zhurmën dhe për ndotjen që po u shkaktohet.

Vetem nje dite me pare kreu i bashkise Lulzim Basha u shpreh i prere lidhur me shkaterrimin e ndertimeve pa leje, por dhe ndaj inspektoreve qe nuk do te raportojne ndertimet pa leje.Nderkohe qe jane keta inspektore, te cilet kane sherbyer si seksere e kane toleruar dhe shpesh nxitur keto ndertime ne kete periudhe para dhe pas zgjedhore.

Top Channel