Shtëpia e tmerreve në SHBA/ Gjenden eshtra, mijëra video dhe pamje tronditëse në banesën e pornografit të dyshuar për lidhje me zhdukjen e shtatë grave
Qiproja arriti një marrëveshje përfundimtare me huadhënësit ndërkombëtarë për të konfiskuar 47,5 për qind të llogarive bankare të depozituesve më të mëdhenj të vendit, në mënyrë që të ndihmohet financimi i fondit 13 miliardë dollarësh të shpëtimit.
Vendi mesdhetar sqaroi se masa e konfiskimit të pasurisë do të vlerësohet për t’u marrë ndaj llogarive në Bankën e Qipros me 133 mijë dollarë ose më tepër, një pjesë e të cilave janë depozita të investitorëve të huaj, përfshirë ato të shtetasve të pasur rusë.
Megjithatë, vlera përfundimtare e vendosur për taksën, është më pak se 60 për qind e shifrës që disa ekspertë financiarë parashikuan se do të ishte e nevojshme per financimin e paketës së ndihmës.
Top Channel