Politikanët në paraburgim/ Vendimi unifikues: Gjykatat duhet të vlerësojnë personalitetin dhe sjelljen e të akuzuarit para se të vendosin ‘arrestin me burg’
Tre të mitur, mes të cilëve dy vajza, kanë grabitur një pikë ‘Exchange’
në qendër të Tiranë, por brenda pak minutash kanë rënë në prangat e
policisë së kryeqytetit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në një pikë të këmbimit valutor në rrugën e Durrësit, nga ku autorët kanë mundur të grabisin 10 mijë euro. Pas ngjarjes ata janë përpjekur të largoheshin në drejtim të qendrës së kryeqytetit, por janë arrestuar nga forcat e policisë.
Nga të dhënat e para mësohet se tre të miturit, një djalë dhe dy vajza të moshës 14 dhe 16-vjeçare, janë futur në pikën e “Exchange”, të pa armatosur dhe njëra nga vajzat ka marrë dy vazo dhe i ka lëvizur për t’i tërhequr vëmendjen punonjëses së pikës “Exchange”. Ndërkohë që bashkëpunëtorja e saj është futur menjëherë në pjesën e banakut dhe ka mundur të marrë 10 mijë euro.
Më pas ato janë larguar të qeta, por sapo ka pikasur mungesën e valutës, punonjësja ka lajmëruar policinë e cila ka mbërritur brenda pak minutash në vendngjarje dhe ka bërë të mundur ndalimin e tre të miturve, të cilëve u është gjetur edhe shuma prej 10 mijë eurosh.
Top Channel