Itali, shqiptari në rrezik për jetën

27/07/2013 19:55

Ndodhet i shtruar në spitalin e Çezenës me djegie të rënda në 90% të trupit 50-vjeçari shqiptar Hysni Daci. Ditën e premte ai i vuri flakën vetes me benzinë në një fushë në afërsi të Pezaros, pasi kishte lajmëruar në telefon të shoqen se kishte vendosur të vriste veten.

Megjithë ndihmën e personalit mjekësor dhe trasferimit me helikopter në një qëndër të specializuar, gjendja e tij mbetet shumë e rëndë.

I papunë prej më shumë se një viti, me sa duket Hysni Daci kishte rënë në një krizë të rëndë depresive, e përkeqësuar javët e fundit nga humbja e vendit të punës edhe e bashkëshortes së tij.

Baba i tre fëmijëve, 50-vjeçari shqiptar jetonte prej vitesh në Saltara, rreth 60 km larg qytetit të Ankonës. Me sa del nga të dhënat e para, dimrin e kaluar ai kishte tentuar edhe një herë tjetër të vriste veten, në pamundësi psikologjike për të përballuar papunësinë.

Top Channel