Gjirokastër, mjekët e infermierët pa paga

26/07/2013 00:00

Një grup infermierësh dhe sanitarësh punonjëse të spitalit rajonal “Omer
Nishani” në Gjirokastër kanë denoncuar publikisht mosshlyerjen e
detyrimeve për pagat e tyre prej disa muajsh.

Punonjëset e shërbimit të kirurgjisë thonë se nuk kanë marrë ndonjë urdhër pezullimi nga detyra dhe kanë vazhduar të punojnë me tre turne. Struktura organike e spitalit rajonal ka pësuar ndryshime të shumta gjatë vitit 2012 dhe 2013 për shkak edhe të ndryshimeve politike cka po ju kushton pagat të paktën 26 punonjësve.

Shefi i Shërbimit të Kirurgjisë në këtë spital Murat Kaçi konfirmon pretendimet e ankimueseve dhe kërkon funksionimin normal të spitalit.

Ndërkaq kreu i insitucionit bën me dije jashtë kameras se pretendimet e punonjëseve janë të padrejta dhe se ato nuk figurojnë në strukturën organike të insitucionit që prej muajit prill dhe maj. Ndryshimet në organikën e institucionit gjatë të paktën 2 viteve të fundit kanë qenë të shumta. Partitë politike kanë dashur të kënaqin interesat e elektoratit të tyre duke mbivendosur për të njëjtat pozicione dhjetëra persona.

Top Channel