Qeveria miraton 7 koncensione të reja

24/07/2013 00:00

Këtë mbledhje Qeverie, Kryeministri Sali Berisha e cilësoi si një nga më
të rëndësishmet për të ardhmen energjetike të vendit, pasi në këtë
mbledhje u miratuan 7 koncensione për ndërtim hidrocentralesh në disa
zona të thella të vendit.

Keto vendime u moren edhe pse Kryeministri i ardhshem Edi Rama ka deklaruar se do te zhbeje çdo vendim per koncension qe merret pas 23 qershorit dhe çdo kontrate, qe sipas tij verifikohet e lidhur me veprime korruptive.

Por, duke vene ne dukje se Qeveria e tij eshte ne ushtrim te detyrave te saj kushtetuese, kryeministri Berisha beri nje akuze te rende per qellimin e shpallur nga Partia Socialiste.

“Çdo qeveri eshte e detyruar te qendroje ne menyre te vendosur ndaj çdo veprimi te pabazuar ne ligj, por nje Qeveri apo nje force politike qe me megafon zotohet se do te anuloje koncensione pa paraqitur argumente dhe pa derguar dosje ne gjykate, tregon se nuk ka qelim tjeter vec gjobevenies. Dhe kjo eshte  e paligjshme, eshte e pandershme. Asgje ne bote nuk trembet me shume se paraja. Nese nga selia mavi behen te tilla kercenime, do te thote qe qindra investitroe te rezervohen shume per te investuar parate e tyre ne kete vend. Çdo kotrate, çdo vendim eshte transparent dhe i plote dhe mund te merret jo vetem nga PS, por nga cilido per te pare sa eshte i bazuar ne ligj. Sulmet apriori kunder koncensioneve jane jashtezakonisht te rrezikshme. Eshte historia me e madhe e suksesit ne vend”, tha Berisha.

Nga ana tjeter, kryeministri Berisha refuzoi te miratonte nje vendim te paraqitur nga Ministria e Shendetesise, vendim qe prek sistemin aktual te sigurimeve shendetesore. Kryeministri Berisha tha se kjo qeveri nuk do te miratoje asnje ligj apo vendim qe interferon me programin e qeverise se ardhshme, e cila ka propozuar nje koncept krejt te ri per sistemin shendetesor.

“Shqiptareve u eshte premtuar zyrtarisht dhe boterisht sherbim shendetesor falas. Ne nuk mund te bejme hapa, sepse del sikur ne vazhdojme me kokefortesi ne programin tone, i cili garanton sherbim falas per ata qe paguajne kontribute dhe ata te ilet nuk kane mundesi te paguajne kontribute. Pra ndahemi ne dy filozofi. E kuptoj qe krijohen disa veshtiresi, por qe te ngrejme insitucione qe ne programin e forces politike nuk ekzistojne, kjo nuk mund te behet. Ne vazhdojme me ligjet dhe vendimet, qe te gjitha ne perputhje me programin e kesaj qeverie”, tha Berisha.

Olldashi “bojkton” Qeverinë

Në këtë mbledhje, që është ndër të fundit e Qeverisë ra ne sy mungesa e ministrit te Transporteve Sokol Olldashi, i cili kandidoi per postin e kryetarit te Partise Demokratike, por e kritikoi procesin si te deformuar.

Vetem 3-4 figura te njohura te partise demokratike e kane uruar publikisht Lulzim Bashen per detyren e re.  Dhe duke vene vete ne dukje se kjo eshte mbledhja e pare e qeverise qe e drejton pa patur funksionin e kryetarit te Partise Demokratike, Sali Berisha, jo pa tone kenaqesie te perziera me ironi, mori persiper urimin per zotin Basha ne emer te ministrave.

“Shfrytezoj rastin, qe ne emer te ministrave, t’i uroj suksese per detyren e re kryetarit. Une e di qe ia keni bere vete, por na takon”, tha Berisha.  

Top Channel