Ndihma për shoqërinë civile

24/07/2013 20:30

Në ambjentet e Hotel Tirana është paraqitur aktiviteti 4-vjeçar i projektit TACSO, asistencë teknike për organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri.

Projekti i mbështetur nga Komisioni Europian i ka ardhur në ndihmë qindra organizatave në Shqipëri. Në takim morën pjesë 100 anëtarë nga këto organizata dhe evenimenti është përshëndetur nga përfaqësues të KE, OSBE, etj.

Genci Pasko, drejtor i projektit, bëri një paraqitje të punës katërvjeçare të projektit që ka ndihmuar në kapacitetet operuese, aftësinë për të përfituar mbështetje të shumë organizatave të shoqërisë civile në Shqiperi.

Projekti TACSO është një program rajonal i Bashkimit Evropian, i cili zbatohet paralelisht me anë të zyrave lokale që janë operative në Shqipëri, Kroaci, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnjë dhe Herzegovinë, Kosovë dhe Turqi.

Mandati për fazën e parë mbulon periudhën gusht 2009-gusht 2013 e do të vijojë zbatimin edhe për 4 vjet të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA