Procesi i votimit eshte shoqeruar me probleme qe lidhen kryesisht me
listat e anetareve. Pas një vëzhgimi të kryer nga Top Channel në qendrat
e votimit të grup-seksioneve 8, 9 dhe 11 ne Tirane, problemi kryesor që
është konstatuar deri më tani, ka qenë mosgjeteja e emrit në listën e
votuesve.

Sipas anëtarëve të qendrave të votimit mësohet se ky problem ka ardhur pasi shumë anëtar nuk kanë rinovuar kartat e tyre të antarësisë, çka ka sjell dhe mos përfshirjen e tyre në listën e zgjedhësve. Një tjetër arsye sipas tyre është dhe transferimi i anëtarëve nga qytete të tjera drejt Tiranës, duke mos bere shpërnguljen në degën përkatëse të Partisë Demokratike.

Edhe ne zgjedhjet per kryetar partie nuk eshte hequr dore nga semundja e vjeter shqiptare, ajo e votimit kolektiv, ku një person votonte për disa persona të tjerë.

Pakenaqesia dhe irritimi ka zene vend mes anëtareve te rinj e te vjeter te Partise Demokratike ne Durres, te cilet nuk e kane gjetur emrin ne listat e votuesve per kryetarin e partise. Te irrituar ata akuzojne drejtuesit e deges dhe grupimet qe po cojne ne percarjen brenda anëtaresise se PD-se.

Nderkohe, ajo qe u perfol rreth nje jave me pare per pezullimin e drejtuesit te PD-se se Durresit, deputetin Igli Cara eshte bere realitet. Ne krye te deges eshte vendosur Sabah Jemishta, po shumica e antareve te partise ne Durres nuk eshte ne dijeni te kesaj levizjeje te bere nga lart.

Ne rrethin e Durresit, perfshire dhe degen e Shijakut, jane ftuar te votojne rreth 5100 antare, ndersa numri i personave qe nuk e gjejne emrin ne lista eshte ne rritje. Komisionere dhe drejtues te PD-se ne Durres thane se kjo kategori nuk do te mund te votoje, pasi nuk ka asnje udhezim per per kete. Flitet per te pakten 1500 persona qe nuk jane ne listat e votimit.

Fenomeni i mungeses se emrave ne lista eshte rregjistruar edhe ne qarkun e Korçes. Sipas atyre kjo eshte e qellimshme e ndersa disa pretendojne se kane deklaruar hapur mbeshtetjen per njerin prej kandidateve te tjere e kane te paqarte arsyen se pse emri i tyre eshte perjashtuar nga lista.

Sipas burimeve nga PD jane sporadike rastet kur personat nuk jane perfshire ne liste dhe kjo ka ndodhur pasi pavaresisht se personat pretendojne se jane anetare te Pd nder vite ata para fushates elektorale u kane deklaruar shefave te grupseksioneve se nuk do te angazhoheshin ne kete fushate elektorale.

Nje anetar prej 20 vjetesh ne PD e Shkodres ka denoncuar mungesen e emrin te tij ne lista. Sipas te dhenave paraprake ne gjithe qarkun ka nje numer te konsiderueshem mungesash ne listat e partise.

Ne Berat jane dhjetra anetare qe s’munden te votojne dhe nje prej tyre, kryetari komunes Lumas ka leshuar edhe akuza.

“Duke qenë se komuna Loumas ka 181 anëtarësime, këtu rezuylton se as 10 për qind e kësaj liste nuk e ka të drejtën e votës. edhe kryetari i Komunës është përjashtuar nga e drejta votimit”, thotë zarif Sala, kryetar i komunës Lumas.

Ne Elbasan fenomeni i mungeses se emrave ne lista i eshte dhene nje shpjegim nga ana e nje prej anetareve te komisionit zgjedhor.  Sipas tij, problemi qendron tek vete anetaret te cilet nuk kane bere rifreskimin e emrave ne lista

Edhe ne Fier, Vlore e Lezhe jane verejtur mangese ne listat e zgjedhjeve. Ne Fier, denoncimet per mungesa ne lista kane qene te pakta gjate paradites dhe provesi ka vijuar normalissht. Ne Vlore pjesmarrja eshte rritur gjate mesdites ndersa disa prej anetareve te PD qe smunden te votojne leshojne akuza per veprime te qellimshme.

Edhe ne Lezhe jane regjistruar mungesa ne lista. Ata qe nuk gjejne emrin nuk shprehin mbeshtetjen vetem per nje kandidat.

Top Channel