Zëdhënësi i Al Kaedas, akuza SHBA-ve për dhunë

20/07/2013 00:00

Dhëndrri i Osama bin Laden thotë se është torturuar nga Shtetet e
Bashkuara dhe ka kërkuar nga një gjykatës në New York që të pushojë
rastin për terrorizëm kundër tij.

Avokatët e Sulaiman Abu Ghaith kanë paraqitur këtë kërkesë të premten para një gjykate federale në Manhattan.

Abu Ghaith po mbahet në burg pa të drejtë lirimi me dorëzani, që në mars, kohë në të cilën ka ardhur në SHBA, ndërsa pritet të akuzohet për komplot për vrasjen e amerikanëve.

Prokurorët pretendojnë se ai ka kryer këtë komplot përderisa ishte zëdhënës i Al-Kaidas pas sulmeve të 11 shtatorit.

Avokatët e tij thonë se ai është torturuar përderisa ishte nën kujdestarin e Shteteve të Bashkuara, gjatë fluturimit 14 orësh nga Jordania.

Prokurorët kanë refuzuar që të komentojnë rreth mocionit të mbrojtjes.

Top Channel