“Shqipëria ka më shumë policë të plagosur se protestues”, Rama nxjerr shifrat: Shumë shpejt i shikoni me fytyrë heronjtë e maskuar që terrorizuan shqiptarët
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po vijon rinumërimi i të gjitha
votave të qarkut të Lezhës, proces i cili ka nisur që në orët e
paradites dhe që deri tani nuk ka sjellë asnjë ndryshim rezultati.
Pas vendimit të një dite më parë për thellimin e hetimit administrativ në këtë qark, KQZ ka ngritur 8 grupe numërimi me nga dy anëtarë.
Nga numëerimi i deritanishëm rezulton se nuk ka patur asnjë mospërputhje rezultati dhe se janë gjetur vetëm disa vota me gabime që konsiderohen si njerëzore dhe që nuk ndikojnë në rezultatin përfundimtar.
Nëse procesi i numërimit ecën me ritmet e deritanishme, pritet që brenda dy ditësh të përfundojë rinumërimi në qarkun e Lezhës.
Top Channel