Mat, i vë zjarrin shtëpisë së xhaxhait, djeg edhe të veten

19/07/2013 00:00

Një 27-vjeçar, pas konfliktit me xhaxhanë i ka vënë flakën shtëpisë së
këtij të fundit, por zjarri është përhapur duke djegur plotësisht edhe
shtëpinë e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guri i Bardhë, i komunës Xibër, në Mat. 27-vjeçari Ilirjan Baleta i vuri zjarrin me benzinë shtëpisë së xhaxhait të tij, Mehmet Baleta pas një konflikti që kishte më të për një mur rrethues.

Flaktë kanë përfshirë menjëherë edhe shtëpinë e tij duke shkrumbuar gjithçka, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Policia ka arrestuar 27- vjeçarin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel