Aksidenti me dy fëmijë të vdekur dhe një të plagosur, policia jep detajet: I mituri transportohet drejt Traumës, arrestohet 57-vjeçari Festivali “Butrinti 2000” është rikthyer në edicion e tij të 12 pas 2 vitesh mungese. Trupat pjesëmarrëse në këtë edicionin të Festivalit Ndërkombëtar të teatrit do të jenë nga Spanja, USA, Ukraina, Italia e Bullgaria, ndërsa për hërë të parë do të mungojë teatri shqiptar.
Trupa bullgare e teatrit të Sofies ishte ajo që çeli këtë herë Festivalin me pjesën tetatrale “Spiunazh në epokën e gurit”.
Kjo pjesë është shkruar rreth viteve 80 në Bullgari dhe u ndalua menjëherë më pas nga regjimi komunist për shkak se në një farë mënyre denonconte izolimin dhe mungesën e komunikimit mes grupimeve të njerëzve.
Fabula e thjeshtë e shfaqjes shkon 12 mijë vjet para Krishtit ku dy fise prehistorike njerëzish përpiqen të vendosin kontakte mes tyre për të siguruar ushqim.
Por, ata nuk kuptohen sepse flasin gjuhë të ndryshme prandaj prodhojnë situata sa dramatike dhe komike.
Aktorja e njohur bullgare Tatjana Llollova, 82-vjeçare ishte surpriza e kësaj shfaqjeje. Ajo u shpreh shumë e emocionuar për pjesëmarrjen në këtë Festival.
Ndërkaq drejtori i Festivalit të Butrintit, Alfred Bualoti tha se spektatori multietnik në Butrint dhe gjatë mbrëmjes së fundit në shëtitoren e Sarandës duhet të presë emocione të veçanta prej trupave të përzgjedhura për të marrë pjesë.
Larmia e llojit të shfaqjeve, kostumografia , muzika dhe skenografia do të spikasin në këtë edicion.
Festivali “Butrinti 2000” organizohet nga Qendra Kombëtare e Teatrit Mesdhetar me financimin e Qendrës Kombëtare te Artit dhe Kulturës dhe Ministrisë Turizmit.
Në skenën e rindërtuar për këtë edicion pritet të ngjitet mbrëmjen e dytë kompania teatrore “Tribuene” e Madridit me dramën “Shtëpia e Bernarda Albës”
Top Channel