Elbasan, s’ka fonde për punonjësit në asistencë

19/07/2013 00:00

Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve në qytetin e Elbasanit ka nxjerrë
në asistencë 58 nga 77 punonjësit e saj, ndërsa pjesa tjetër janë lenë
pa të drejtë page.

Kjo ka ndodhur nga mungesa e fondeve dhe veprimi sipas drejtorit eshte i perkohshem deri ne tetor. Qeveria uli subvencionin per kete ndermarrje e cila pothuajse u shkri.

“Nuk është pushuar asnjë punonjës nga puna, por është lidhur një marrëveshje me punonjësit, që në periudhën e verës që nuk ka studentë, për një periudhë dy ose tremujore do të jenë në asistencë për arsye të mungesës së fondeve. Këtu ka një organikë të fryrë, e trashëguar nga vitet e kaluar, disa pozicione pune janë të dubluara”, thotë Albert Hajrullai, drejtor i Ndërmarrjes së Studentëve.

Punonjesit e Ndermarrjes thone se kriza e pagave erdhi per shkak te numrit te vogel te studenteve qe u akomoduan ne kete konvikt per vitin 2012 dhe sipas tyre largimi i studenteve ndodhi si pasoje e rritjes se tarifes se akomodimit.

“Një pjesë e punonjësve kanë bërë zgjedhjen e tyre që do të jenë pa të drejtë rroge, nga frika se mos dalin pa punë, por është e njëjta marrëveshje si për ata pa të drejtë rroge, si ata në asistencë. Ata do të kthehen në punë në 1 tetor me nisjen e vitit të ri akademik”, thotë Hajrullai.

Kthimi i punonjesve ne tetor varet nga numri i studenteve qe do te regjistrohen. Ndermarrja ka si buxhet 55 milionë leke prej te cilave 33 milionë eshte fondi vjetor i pagave.

Top Channel