Devoll, nusja denoncon vjehrrin për abuzim
19/07/2013 00:00
Policia e Devollit ka arrestuar ditën e sotme një të moshuar, i cili
akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me nusen e djalit të tij.
Denoncimi për përdhunim është bërë nga vetë e reja, bashkëshorti i të cilës në këtë kohë ka qenë në emigrim.
Sipas nuses, vjehrri i saj i moshuar Karafil Topi ka abuzuar seksualisht me të që nga muaji prill e deri në korrik.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërkohë që mbi të moshuarin rëndon akuza “për marrëdhënie seksuale me dhunë”.
Top Channel