Lirimi i trotuarve, aksion i Policisë Bashkiake

18/07/2013 00:00

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave
publike që janë zënë me të padrejtë nga idividë të caktuar duke vendosur
blloqe betoni apo zinxhirë për të zënë për vend parkime.

Aksioni është perqendruar në rrugen ‘Sami Frasheri’, por pa cënuar tavolinat dhe karriket e nxjerra nga lokalet në trotuar duke u lënë afat deri në 31 korrik.

“Sot po kryejmë një aksion rutinë, aksione të cila ne i kemi të përditshme. Territori i Bashkisë së Tiranës, është një territor shumë i madh. Ne e kemi rutinë punën tonë të përditshme, goditjen e kundravajtësve, lirimin e hapësirave publike. Pas datës 31 korrik do të shikoni një ndryshim rrënjësor”, thotë Bashkim Koci, punonjës i Policisë Bashkiake.

Sipas zotit Koci, pas dates 31 korriik nuk do te lejohet askush te shkele ligjin, nderkohe qe ne te gjitha rruget e kryeqytetit trotuaret jane zene nga tavolina e karrige lokalesh, qe shpesh zbresin deri ne rruge te automjeteve.Tregtaret ambulante jane rikthyer serish, madje rrobat e perdorura tashme shiten nëpër trotuare.

Top Channel