Raunig, kreu u ri i OSBE-së në Tiranë
17/07/2013 00:00
Florian Raunig do të jetë kreu i ri i prezencës së OSBE-së në Tiranë. Austriaku do të kryesojë misionin që nga muaji tetor.
Deri në tetor, zv/kryetari i Prezencës së OSBE-së, Robert Wilton do të jetë në krye të misionit.
Florian Raunig ka lindur në vitin 1967 në Bazel të Zvicrës. Ai jeton prej vitesh në Shqipëri dhe është njohës i mirë i gjuhës shqipe, përvecfrëngjishtes, anglishtes dhe italishtes.
Rauning do të zëvendësojë në krey të OSBE-së ambasadorin Eugene Wolfarth i cili do të vazhdojë shërbimin e tij në kuadër të organizatës, me një detyrë tjetër në Kuvajt.
Top Channel