Durrës, sekuestrohet arsenal armësh

17/07/2013 00:00

Policia e Durrësit, gjatë një aksioni të zhvilluar në fshatin Shkallnuer
ka sekuestruar një arsenal të tërë armësh brenda një banese dhe ka vënë
në pranga një 28-vjeçar si posedues i tyre.

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se sasia e madhe e armëve u sekuestrua në banesën e shtetasit Afrim Hoxha, i cili i bëri rezistencë policisë për disa minuta nën kërcënimin e dy granatave që i mbante në dorë, por më pas është dorëzuar.

Policia kishte mbërritur në shtëpinë e Hoxhës pas informacioneve që kishin marrë në rrugë operative dhe nga kontrolli në brendësi të saj ka arritur të gjejë një sasi të madhe armësh të llojeve dhe kalibrave të ndryshme, mes të cilave automatikë, pistoleta, granata dhe bomba dore.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen për të bërë të mundur zbardhjen e prejardhjes së kësaj sasie të madhe armatimi.

Top Channel