“…të deklarojë fajtor të pandehurin Ilir Xhakja për veprën penale të
vrasjes në rrethanat të tjera cilësuese ndaj punonjësit të Policisë,
shtetasit Adem Tahiraj dhe në bazë të nenin 79, gërma c, e Kodit Penal,
dënimin e tij me burgim të përjetshëm”. Ky është qëndrimi përfundimtar i
Prokurorise per vrasjen e kryekomisar Adem Tahiraj.

Gjykimi per autorin e vrasjes se kryekomisarit zgjati gati shtate muaj,ndersa nevojiten edhe dy seanca deri sa Gjykata e Krimeve të Rënda të japë vendimin e saj për të akuzuarin. Prokuroria e Krimeve të Rënda në seancën e 23-të gjyqësore lexoi pretencen per Ilir Xhakjen duke treguar dinamiken e ngjarjes tragjike te shtatorit 2012,  e cila i nisi nga nje refuzim i te pandehurit per te lejuar nje kontroll policor ne automjetin e nipit te tij.

Prokurori Eugen Becaj i kerkoi Gjykates per Ilir Xhakjen, burgim te perjetshem per akuzen e vrasjes per shkak te cilesive te veçanta te shefit te policise Tahiraj, 10 vjet burg per vrasjen e mbetur ne tentative te shtetases Lena Ndoka, nje vit burg per akuzen e kundërshtimit të forcave të policisë dhe gjashtë vjet burgim per armembajtje pa leje.

Prokurori e konsideroi te pandehurin Xhakja me rrezikshmeri te larte shoqërore jo vetem sepse ai kishte precedente te meparshem me drejtësine, por edhe sepse ka qelluar e vrare me dashje te drejtperdrejtë nje perfaqesues te larte të ruajtjes se rendit dhe qetësisë publike.

Për organin e hetimit, Xhakja ka kryer ne shtator te vitit te kaluar disa krime njeheresh, krime qe jo vetem preken jeten e nje funksionari të policise, por bllokuan policine ne ushtrimin e detyres, si dhe rrezikuan  jeten e nje qytetareje per te demtimin e te ciles Prokuroria mendon se ai e ka qelluar me arme me dashje indirekte sipas sensit juridik.

Top Channel