Aksidenti me dy fëmijë të vdekur dhe një të plagosur, policia jep detajet: I mituri transportohet drejt Traumës, arrestohet 57-vjeçari Në nëntë-vjetorin e krijimit të saj, platforma televizive ‘Digitalb’ sjell përmes dekoderit ‘Flybox’ risinë më të fundit teknologjike, shërbimin ‘Popcorn’, i cili u mundëson shikuesve të ndjekin programin që dëshirojnë në kohën që dëshirojnë.
“Shërbimi ofron programe nga më të zgjedhurat dhe konsumatori zgjedh programin dhe orarin që dëshiron”, thotë Alban Jaho, Drejtor i Digitalb.
Dy muajt e parë pas aktivizimit, ‘Digitalb’ ofron këtë shërbim falas, ndërsa më pas, për të ndjekur gamën e gjerë të prodhimeve televizive, të reja apo nostalgjike, që nga filmat deri tek dokumentarët apo ‘lifestyle’, abonentët mund t’i porosisin ato përmes një SMS-je.
“Sot shërbimi është i disponueshëm për të gjithë, për të gjithë ata që kanë një dekoder Flybox bashkangjitur një harddisk. Synojmë që në 1 muaj të hedhim rreth 250 programe.
“Janë filmat shqiptarë para dhe pas ’90, filma të ndarë në 7 kategori, dokumentarë të huaj, lifestyle, do të kemi dokumentarë të natyrës së sportit dhe nuk kemi harruar fëmijët”, thotë Agim Pocari, Drejtor i Programacionit i Digitalb.
Por krahas programacionit, dekoderi ‘Flybox’ do të sjellë edhe mjaft aplikacione të reja.
“Kjo do të jetë një infrastrukturë bazë që me kalimin e viteve do shtohen disa produkte të reja”, thotë Alban Jaho.
“Kemi rënditur disa radio, kategori lajmesh e deri tek kategoria e horoskopit dhe motit”, thotë Agim Pocari.
Kjo risi shndërron ‘Digitalb’ në të vetmen platformpë që ofron një shërbim të tillë përmes satelitit.
“Pas ofrimit të këtij projekti do të ofrojmë edhe zgjedhjen konsumatore për të përfituar shërbime dhe produkte më të gjëra”, thotë Drejtori i Digitalb, Alban Jaho.
“Ndoshta korrikun e vitit tjetër do të kemi një tjetër surprizë”, shprehet Drejtori i Programacionit, Agim Pocari.
Top Channel