Devoll, e zë poshtë zetori, humb jetën 14-vjeçari

15/07/2013 00:00

Një i mitur ka humbur jetën aksidentalisht pasditen e të dielës në
Devoll. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Miras të Devollit, kur 14-vjeçari
R.Zaçe ndodhej mbi një zetor të ngarkuar me bar, i cili ka rrëshqitur
duke rënë në një kanal.

Fëmija është zënë poshtë nga zetori, duke i shkaktuar vdekje e menjëhershme. Automjeti drejtohej nga kushëriri i 14-vjeçarit, i cili është shoqëruar në polici.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit, që i mori jetën 14-vjeçarit.

Top Channel