Prokurori publik i Egjiptit ka ngrirë asetet e 14 liderëve islamik, sipas burimeve të Drejtësisë. Emrat e kreut të Vllazërisë Muslimane, Mohammed Badie, dhe zëvendësit të tij, Khairat al-Shater, janë mes tyre.
Badie dhe figura të tjera qëndrore të Vllazërisë Muslimane janë gjithashtu subjekte të mandat-arresteve, ndërsa presidenti i rrëzuar Mohammed Morsi mbetet ende nën arrest. Të dielën, shefi i ushtrisë, Abdel Fattah al-Sisi, mbrojti vendimin për rrëzimin e tij nga pushteti.
Në një fjalim, ai tha gjithashtu se asnjë grup nuk do të përjashtohet nga politika: “Çdo forcë politike duhet të kuptojë se një mundësi është për këdo në jetën politike, ndaj dhe asnjë lëvizje ideologjike nuk është përjashtuar nga pjesëmarrja”.
Vendimi nga Prokurori publik i Egjiptit, Hisham Barakat, për ngrirjen e aseteve të liderëve islamik, është pjesë e një hetimi që po kryhet mbi përplasjet e dhunshme e vdekjeprurëse, të cilat ndodhën që pas rrëzimit të presidentit Morsi.
Sipas “Channel 1 TV”, kanalit shtetëror egjiptian, lideri i partisë Liri dhe Drejtësi, të Vllazërisë Muslimane, Saad al-Katani, është prekur gjithashtu nga vendimi i fundit, së bashku me titullarë të tjerë të grupeve rivale islamike.
Top Channel