Zbulim i ri arkeologjik

12/07/2013 16:35

Ekspertë të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve kanë  vendosur për trajtimin në vazhdim të zbulimit të rrënojave të nje muri ne qytetin e Elbasanit, i cili mendohet se i përket periudhës osmane.

Këto rrënoja u zbuluan pak ditë më parë, gjatë rikonstruksionit të rrugës “ Thoma Kalefi”, shumë pranë sheshit në Namazgjasë.

Ky zbulim ngjalli interesin e arkeologëve të cilët kanë vendosur që ta ndjekin nga afër ecurinë e punimeve.

Sipas arkeologëve, rrënojat janë pjesë e një muri kalaje dhe po studiohet teza e lidhjes së tyre me kalanë në qendër të qytetit të Elbasanit.

Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, i cili e ka parë nga afër këtë zbulim e ka cilësuar një tjetër gjurmë të rëndësishme të lashtësisë së këtij qyteti.

Nga ana e ekspertëve të fushës së arkeologjisë është gjykuar që në varësi të ecurisë së punimeve do të merren vendime per trajtimin e metejshem te ketij zbulimi arkeologjik dhe ruajtjen e tij.

Top Channel