AKIP: Të ndalohet importi i plehrave

12/07/2013 16:25

Aleanca kundër Importit të Plehrave i beri thirrje qeverisë në detyrë që të mos japë asnjë leje gjatë kohës së tranzicionit të pushtetit.

Përfaqesues të AKIP, në një deklaratë për mediat i kërkuan mazhorancës që do të qeverisë vendin të mos lejojë importin e mbetjeve në Shqipëri, duke i kujtuar se eshte nje nga premtimet e saj para elektorale.

Sipas AKIP, realiteti i ri politik detyron qeverinë në detyrë të mos miratoje leje të reja te kesaj natyre, pasi do te binte në kundërshtim me vullnetin e elektoratit.

Përfaqesuesit e Aleances Kunder Importit te Plehrave thanë se qeveria duhet ta bllokoje importin e mbetjeve, pasi referendumi qe eshte parashikuar te mbahet do te ishte nje kosto per shtetin.

Ndërkohe, Presidenti Nishani ka dekretuar datën 22 dhjetor për mbajtjen e referendumit lidhur me importin e mbetjeve.

Top Channel