Abuzimet gjatë fushatës

Gjatë fushatës zgjedhore u shënuan një sërë abuzimesh, kryesisht me administraten dhe shkollat publike, gjatë periudhës maj-qershor.

Avokati i Popullit bëri publik të premten një raport, në të cilin rastet më të shumta të abuzimit të raportuara ishin nxjerrjet e administratës dhe nxënësve të shkollave në tubime dhe mitingje politike.

Në rastet e raportuara nga Avokati i Popullit ka patur edhe largime nga detyra per arsye politike.

Problemet e medias gjatë fushatës zënë një pjesë të raportit, ku përmendet denoncimi i Unionit të Gazetareve për urdhërin e KQZ, që mediat të transmetojnë informacione për fushatën me kasetat e montuara nga subjektet politike.

Sipas keshilltarit Andi Bala, shumica e rasteve te abuzimit ne kete raport jane thuajse te gjitha probleme te raportuara nga mediat, nderkohe ka patur nje ngurrim te qytetareve per te denoncuar.

Zyrat e Avokatit të Popullit, deri në ditën e zgjedhjeve kanë marre vetëm 4 ankesa nga qytetaret.

Keshilltari Andi Bala tha se Avokati i Popullit per te gjitha rastet u ka derguar Kryeministrise dhe Bashkive ne te gjitha qytetet rekomandime per marrjen e masave lidhur me keto incidente.  

Top Channel