Në burg në mënyrë të paligjshme

11/07/2013 19:50

25-vjeçari Adrian Myrto ka katër ditë që po mbahet në burg në mënyrë të padrejtë, edhe pse ai ka përfunduar dënimin e gjykatës për armëmbajtje pa leje.

Shkak është bërë interpretimi i ndryshem i ligjit nga Gjykata Penale për rastet kur të pandehurit i përfundon denimi me kohen e paraburgimit.

Avokati i Popullit  ka kryer verifikimet në dosjen e të riut dhe deklaron për “Top-Channel” se mbajtja në burg e Myrtos është shkelje tepër e rëndë e të drejtave të njeriut.

”Kjo është një shkelje shumë e rëndë e të drejtave të njeriut, shkelje më të rëndë nuk ekziston në pikëpamjen tonë. Ne kemi redhe rastë të tjera që janë bërë problem, deri në ndjekje penale, deri në masa disiplinore dhe këtë herë, me porosi të Avokatit të Popullit, po bëjmë gati materialet për të bërë rekomandimet përkatëse, qoftë për prokurorin që ka kërkuar që të lihet e lirë dhe qoftë për gjykatësin që ka bërë këtë gjykim. i njëjti gjyqtar e ka gjykuar, duke i dhënë 16 muaj paraburgim dhe në bazë të përllogaritjes, në datën shtatë ai e ka shklyer këtë dënim”, deklaroi Hajredin Hysaj, ndihmës komisioner i Avokatit të Popullit.

Avokati i Myrtos thotë se rëndësi ka që ai e ka përfunduar dënimin dhe s’ka arsye pse të mbahet në burg.

”Data 7, ditë e dielë, ky shtetas duhet të lirohej nga burgu. Thjesht u vu në dukje një problem që një shtetas që i ka përfunduar dënimi po mbahet akoma në qeli”, deklaroi avokati mbrojtës, Juxhin Vrenozi.

”Nuk po bëhet drejtësi, nuk po e lirojnë edhe pse e ka përfunduar dënimin”, shprehet vëllai i të burgosurit, Renato.

Avokati i Popullit deklaron se per kete shkelje te Gjykates qe nuk ka shuar masen e sigurise arrest me burg do te njoftoje Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

”Personi që ka bërë shkeljet duhet të mbajë përgjegjësi. Ne jemi të detyruar ta bëjmë problem, duke i çuar rekomandim qoftë Prokurorit të Përgjithshëm, ashtu edhe Gjykatës së Lartë”, shtoi Hysaj.

Në gusht të vitit të kaluar, Adrian Myrto u vetdorëzua në polici, së bashku me armën për mbajtjen e të ciles u dënua pas një konflikti me disa të rinj për shkak të një femre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA