Londra nuk ekstradon shqiptarin

10/07/2013 19:50

Nënkryetari i Gjyatës së Lartë të Londrës, Lord Hope ka vendosur se shqiptari Fatjon Kapri, i dënuar në mungesë me 22 vjet burg për vrasjen në Londër në vitin 2001 të shqiptarit tjetër Ylli Pepa, nuk duhet esktraduar për në Shqipëri, mbi argumentimin se atij mund t’i shkelen të drejtat e njeriut.

Sipas gjykatës më të lartë britanike, Kaprit mund të mos i bëhet një proces i ndershëm gjyqësor dhe kjo mund të përbëjë një shkleje të të drjetave të tij njerëzore në bazë të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Pala mbrojtëse pretendoi se drejtësia shqiptare është e korruptuar dhe trupi gjykues vendosi se pretendimet për korrupsion në sistemin shqiptar të drejtësisë duhen marrë seriozisht.

Pala mbrojtëse e mbështeti pretendimin se sistemi shqiptar i drjetësisë është i korrptuar duke u bazuar në një numër raportesh mes të cilave atyre të Komisonit Evropian, Agjencisë suedeze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, apo Departamentit amerikan të Shtetit.

Në vendimin e Gjykatës së Lartë të Londrës thuhet se: “Natyrisht është e vështirë të shkojmë tek faktet e vërteta. Por ku ka tym, ka zjarr dhe aty ku pretendimet për korrupsion janë në masë, ato duhen marrë seriozisht.

Veprimi i duhur është që ky rast t’i rikthehet Gjykatës së Apelit të Edinburgut, me qëllim që të jepet një informacion i përditësuar dhe të arrihet në një vendim të mirëinformuar për të parë nëse është kapërcyer ose jo pragu në lidhje me korrupsionin e sistemit shqiptar të drejtësisë”.

Gjykata e Elbasnait ka dënuar në mungesë me 22 vjet Fatjon Kaprin për vrasjen më thikë te Ylli Pepës, në Londër në vitin 2001. Pasi u kap në Skoci në vitin 2010, pas kalimit në arrati për nëntë vjet me identitetin e rremë maqedonas Sajmir Sadiku, autroitetet shqiptare kërkuan ekstradimin e tij.

Por avoktët mbrjtës të Kaprit apeluan dhe humbën në Gjykatën e Edinburgut, por të mërkurën fituan në Gjykatën e Lartë të Londrës. Çështja tani i ka kaluar sërish Gjykatës së Edinburgut. 30-vjeçari Fatjon Kapri ndërkohë do të vazhdojë të jetë në gjendje arresti deri në seancën e ardhshme.

Qeveria britanike është në konflikt kohët e fundit me drejtësinë vendase në lidhje me seancat e shumta dhe apelimet e kushtueshme të shumë të paditurve ose të dënuarve në lidhje me shfrytëzimin e shtigjeve ligjore të parashikuara në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Top Channel