Në qytetin e Elbasanit nga viti në vit vihet re një rritje e dukshme,
madje shqetësuese e të prekurve nga kanceri. Një gjë e tillë pasqyrohet
në studimin që Drejtoria e Shëndetit Publik në Elbasan ka bërë së
fundmi, ku thuhet se të paktën çdo vit zbulohen 200 raste te reja te
kancerit.

Kanceri po prek edhe moshat e reja, rreth 35 vjeç. Kanceri i mushkërive përbën pjesën më të madhe të të prekurve në qarkun e Elbasanit, ndërsa shumica e atyre që janë prekur nga kjo sëmundje jetojnë në qytet. Mjekët e shpjegojnë këtë fakt me ndotjen ambientale.

Nje re e dendur tymi mbulon qytetin çdo mengjes, aq sa ndonjehere nga nje distance jo e larget eshte e veshtire te dallosh edhe ndertesat me te larta. Nje gje te tille ambientalistet e shpjegojne me ndotjen qe shkaktojne gjate nates kompanite industriale.

“Duke filluar nga ora 18.00-19.00 ka një shkelje flagrante të ligjit shqiptar.  Sic duket bëhet edhe në fundjavë me qëllim shpëtimit nga kontrolli i ligjit dhe që të shpenzojnë sa më pak nga energjia që kërkohet për funksionimin e filtrave. Kjo është më e shpeshtë tek ‘Kurum'”, thotë Ahmet Mehmeti Drejtues i Klubit Ekologjik.

Drejtuesit e kompanisë “Kurum” e mohojne kete fakt. Ata thone se ne ajer shkarkohet avull dhe jo tymra toksike.

“Ne momentin e ftohjes se skorjes, nxehtesia e se ciles arrin ne 1000, 1200 grade Celsius, krijohet nje re avulli. Dhe kjo perceptohet sikur eshte tym apo ndotje qe nxjerr Fabrika e Çelikut. Madje, pluhuri qe nxjerr fabrika po paketohet dhe eksportohet ne Maqedoni. Ndersa ne Fabriken e Petezimit, nga viti 2011, me investimet e kryera atje kemi filluar perdorimin e gazit te lengshem. Me perpara perdorej solari qe blihej ne tregun vendas dhe me nje investim prej 1.5 milion euro u sigurua gazi. Qofte ne Fabriken e Çelikut, qofte ne ate te Petezimit, çdo gje eshte e monitoruar dhe absolutisht nuk ka asnje lende te çliruar, qe mund te ndose ambientin. Stafi yne jane familje qe jetojne ne Elbasan dhe ne lidhje me kete çeshtje dhe ne jemi po aq te interesuar sa qytetaret e Elbasanit”, thotë Melih Guven, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i “Kurum”.

Drejtori i Uzines se Çelikut pergenjeshtron fikjen e filtrave gjate nates me qellim kursimin e energjise.

“Fabrika jone e Çelikut punon me furre elektrike me hark, e cila qe ne fillim te procesit te saj e deri ne mbarim punon paralelisht bashke me sistemin e pluhurkapjes. Fakti qe ne punojme ne turnin e trete eshte vetem per shkak te çmimit te ulet te energjise elektrike dhe çdo institucion mund te na monitoroje ne cdo moment per mirefunksionimin e sistemit tone te pluhur kapjes pasi teknikisht eshte ne te miren tone qe ky proces te jete vazhdimisht aktiv. Vete natyra e procesit te fabrikes elektrike me hark eshte qe ndot ambientin ne rast se nuk zbatohen rregullat. Ne bejme te pamunduren qe edhe keto materiale qe dalin nga procesi i prodhimit te riciklohen”, thotë drejtori Mehmet Cen, drejtor i Uzines se Çelikut.

Ambientalistet thone se Uzina e Ferrokromit nuk ka asnje filter pastrues per gazrat.

“Ferrokromi nuk ka instalim të filtrave, atje janë vendosur thithësit e ajrit, për pastrimin e mjediseve ku punojnë punëtorët. Ato quhen aspiratorë, ndërsa në instalimet e mëdha, ato që bëjnë edhe ndotjen, deri më sot nuk ka filtra”, thotë ambientalisti Mehmeti.

Ajo qe nuk mund te fshihet dhe qe dime me saktesi eshte semundja fatale qe po shtrohet kembekryq ne kete qytet. Nese reja që mbulon Elbasanin, eshte tym apo avull, kete duhet ta tregojne institucionet e shtetit shqiptar, te cilat funksionojne nga taksat e qytetareve dhe duhet te pergjigjen per jetet e tyre.

Top Channel