Mjekët: Të bëhet testim masiv kundër HIV

28/06/2013 00:00

Mjekë infeksionistë shqiptarë dhe të huaj bëjnë apel që në vend të
kryhet testim masiv i popullatës për HIV AIDS, pasi vetëm në 5 muajt e
parë të viti janë shtuar 56 raste të reja dhe ka tendencë në rritje duke
bërë që të raportohen gjithsej 570 raste të prekur në vendin tonë.

“Trendi është në rritje. Vetëm për pesë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 56 raste të reja. Duhet treguar vëmendje për këtë çështje. Shqiptarët, sidomos grupe që ne i konderojmë të rrezikshëm, tregojnë sjellje të rrezikshme seksuale. Testimi ofrohet në Shqipëri dhe duhet të jetë më i aksesueshëm”, tha Arjan Harxhi, mjek infeksionist.

Mjekët kërkojnë që testi i HIV AIDS të bëhet i detyrueshëm në klinikat gjinekologjike për gratë shtatzëna, po kështu të shtrihet edhe në poliklinika, ndërkohë që qytetarët duhet ta bëjnë vullnetarisht këtë test shprehen mjeket. Por nga ana tjeter as ne Spitalin Infektiv nuk eshte e vazhdueshme kjo analize pasi here pas here mungojne testet.

Mjeke infeksioniste te huaj thone se testimi eshte menyra me e mire e parandalimit dhe e trajtimit te HIV AIDS.

“Pavarësisht se jeni nje vend me prevalence te ulet, numri i te prekurve me HIV AIDS eshte ne rritje. Kjo do te thote se duhet te merren masa per te parandaluar rritjen e metjeshme te numrit te te prekurve. Ministria e Shendetesise duhet te bashkepunoje me mjeket infeksioniste per testim masiv te vazhdueshem te popullates  dhe per te ofruar mjekime te pershtatshme per te prekurit sipas protokolleve mjekesore nderkombetare”, tha Mike Youle, mjek infeksionist anglez.
 
Mjeke infeksioniste nga Shqiperia dhe Anglia kane zhvilluar nje takim per te shkembyer eksperiencat mbi semundjet infektive si HIV AIDS, hepatitet, tuberkulozi.

Top Channel