Edhe pas kërcënimit të radhës nga i pandehuri Dritan Dajti, trupa gjyqsore që e ka atë nën gjykim, vazhdon të jetë pa mbrojtje.

Top Channel vëzhgoi këtë të enjte kryesuesin e kesaj trupe gjyqtarin Idriz Mulkurti, i cili u shfaq jashte ambienteve te Gjykatës, nën shoqerine e nje nepunesi te gjykates, por pa asnje truproje përkrah. Në rrugë zyrtare bëhet e ditur nga Gjykata e Krimeve të Rënda se gjyqtarëve nuk u janë caktuar truproja, pasi nuk ka asnjë kërkesë prej tyre për mbrojtje në Komisionin e Mbrojtjes së Veçantë, e po ashtu as kerkese nga Policia e Shtetit per t’i marre nën ruajtje.

Gjithashtu, zyrtarisht Prokuroria e Tiranes ben me dije se nuk ka asnje kallëzim nga gjyqtaret, per kanosje ne salle apo kercenim, qe do te thote se per deklaratat e te pandehurit Dritan Dajti nuk ka nisur asnje hetim. I vetmi per te cilin Komisioni i Mbrojtjes se Veçante i ka zgjatur te drejten per t’u ruajtur nga policia eshte Ardit Mustafa, i cili mbrohet familjarisht nga badigardet, per shkak te nje letre kercenuese qe ju vendos ne prag te shtepise ne nje vjetorin e vrasjes se gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Nje burim i Prokurorise se Tiranes deklaroi se nuk mund te nisin hetimet per sa kohe nuk ka nje ankim – kallëzim nga ana e te demtuarve. Me heret gjate procesit, Dajti ne tetor 2012 trupa gjyqesore ishte ne nje situate te tille me te akuzuarin, aq sa sa ky i fundit perfundoi si i pandehur ne Gjykaten e Tiranes per akuzen e fyerjes ndaj gjyqtarit Gurali Brahimllari. Por gjyqtari Brahimllari ne ate kohe anetar i Kolegjit qe gjykonte Dajtin u terhoq nga kallëzimi permes nje deklarate me shkrim, çka solli edhe pushimin e kesaj çeshtjeje.

Top Channel