Pas një auditimi në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kontrollli i Lartë i Shtetit ka dërguar për ndjekje penale 4 zyrtarë të kësaj ministrie.

Pas auditimit të kryer KLSH ka dal në përfundimin se nga parregullsitë e konstatuara, buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm me vlerë 23.7 milion lekë.

Pas këytre konstatimeve KLSH ka bërë katër kallëzime penale në Prokurori për veprat penale, “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikimit të dokumenteve”, “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, “Shkeljes së Barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” për çështje dhe drejtues  përgjegjës, ndër të cilët Drejtori i Kabinetit të Ministrit, Këshilltari i Kabinetit të Ministrit dhe Drejtore e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse.

Vlen të theksohet se një prej personave ndaj të cilëve është depozituar kallëzimi, është Këshilltari i Kabinetit të Ministrit Theofanis Kaliviotis, i denoncuar muaj më parë si pjestar i “Agimit të Artë”.

Ndërkaq, Kontrolli i Lartë i Shtetit bën me dije se për të mos ndikuar në zgjedhjet e 23 qershorit, vendosi ta bëjë publik auditimin pas përfundimit të proçesit zgjedhor.

Top Channel