Pas heshtjes së gjatë nga selia e Partisë Demokratike, Nënkryetarja e kësaj partie, Jozefina Topalli ka thyer akullin.

Me anë të një statusi të publikuar në rrjetin social, Facebook Topalli ka falenderuar të gjithë mbështetësit e PD, por nuk ka përmenduar humbjen. “Falenderim dhe mirënjohje për çdo militant, anëtar, simpatinzant e votues të Partisë Demokratike. Falenderim dhe mirënjohje për mundin, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë absolute me të cilën mbrojtët alternativën dhe votën tonë”, shkruan nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli.

Po ashtu ka reaguar edhe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu. Në një mesazh në Facebook, Bregu shkruan: “Ndjehem krenare per perpjekjet tona te perbashketa, per vendosmerine dhe fushaten e mrekullueshme qe beme te gjithe bashke. Ndjehem krenare qe jemi forca politike qe me Sali Berishen ne krye, shkeputi Shqiperine nga diktatura me zgjedhje te lira, qe i dha Shqiperise mundesine te jete sot antare e denje e NATO-s dhe neser e Bashkimit Evropian, rrugen drejt te cilit e garantoi strandarti i ketyre zgjedhjeve”.

Ndërkaq edhe deputetja e qarkut të Fieri, Mesila Doda me anë të një mesazhi në Facebook, i ka bërë thirrje mbështetësve të PD për reflektim, duke e cilësuar këtë si momentin më të vështirë që pas vitit 1997.

Top Channel