F1, Massa: Do të paraqitemi mirë

25/06/2013 00:00

Të dielën garohet në pistën e Silverstonit, ajo që mund të konsiderohet “shtëpia” e shumë skuderive britanike të Formulës 1, por Ferrari është optimiste për këtë “transfertë”.

Piloti brazilian Felipe Massa mendon se kthesat e shpejta të kësaj piste favorizojnë Kokëkuqen: “Mendoj se do të jemi kompetitivë sepse kjo pistë ka karakteristikat e Shangait dhe Barcelonës. Kthesat e shpejta na përshtaten dhe kam besim se do të kemi një fundjavë të mbarë. Objektivi është të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe të ngjitemi në podium.”

Edhe pse kurrë nuk ka përfunduar garën e Britanisë mes tre të parëve, Massa e pëlqen pistën: “Është fantastike. Ka ndryshime drejtimi në shpejtësi maksimale dhe kjo gjë na pëlqen shumë ne pilotëve. Gjithashtu anglezët e duan shumë Formulën 1 dhe atmosfera është fantastike.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB